Gjykata e Posaçme e Apelit, la në burg Edmond Karriqin, prokurorin e Kukësit, i cili tre javë më parë u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion. Apeli i GJKKO-së këtë të hënë ka refuzuar kërkesën e drejtuesit të prokurorisë së qytetit të Kukësit për zbutje të masës. Sipas SPAK, Karriqi u vu në pranga pasi në këmbim të 2 mijë eurove ndryshoi masën e sigurisë për një person që e ka patur nën hetim, për drogë. Së bashku me karriqin, SPAK urdhëroi arrestimin edhe të shoferit të tij Isuf Gega, dhe 2 personave të tjerë.