Flash

Java nis me kthjellime e vranësira, ndryshon gjatë fundjavës

Lapsi.al 19 July 2021
Java nis me kthjellime e vranësira, ndryshon gjatë fundjavës

Vendi do të përjetojë dhe gjatë ditëve të para të javës një shkëputje të shkurtër nga ditët përvëluese të verës.

Por kjo nuk do të zgjasë shumë pasi të mërkurën temperaturat do të rriten dhe moti i nxehtë do të mbizotërojë në të gjithë vendin sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak.

Statusi i plotë:

Vendi do të përjetojë shkëputje të shkurtër nga ditët përvëluese të verës deri në mesditën e së martës.

Reshjet gjatë mesditës së të hënës do të jenë të formës së shtrëngatave të shkurtra dhe në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Të martën reshjet do të jenë lokale e të përkohshme.

Më tej do të vijojë moti me diell e temperatura në rritje si më poshtë vijon.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare.

Prej ditës së mërkurë përgjatë bregdetit era do të fitojë forcë hera herës e vrullshme duke u pasuar nga shtim i dallgëzimit 4 deri 5 ballë në brigjet e Jonit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI