Flash

Pas rrebesheve të së dielës, moti ndryshon prej së hënës

Lapsi.al 18 July 2021
Pas rrebesheve të së dielës, moti ndryshon prej së

Reshjet e shiut do të jenë prezente në vendin tonë edhe përgjatë të hënës. Meteorologu Hakil Osmani i tha Report Tv, se ndonëse ditët e para të javës do të jenë me vranësira, nuk do të ketë rrezik për përmbytje, ndërsa pas të martës rikthehen sërish moti i kthjellët.

“Në orët e mesditës janë intensifikuar reshjet e shiut, duke sjellë edhe reshje me intensitet të lartë duke bërë që reshjet të jenë prezentë deri në orën 7 të mbrëmjes, më pas presim një përmirësim.

Fillim-java mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta por që gjenerojnë reshje shiu por në sasi të pakta.

Moti pritet të përmirësohet gjatë mbrëmjes së ditës së martë dhe në vijim kthjellimet të jenë dominuese në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa herë pas herë do të kemi kalim vranësirash në zonat malore, duke rrezikuar edhe ndonjë reshje shiu.

Por për fat të mirë reshjet do të jenë në sasi të pakta, dhe nuk është se do të kemi problematika si ato që ka përjetuar disa ditë më para Evropa Qendrore” - tha Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Këshilli i ri Kombëtar, reagon Basha

Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar, duke i uruar suksese. Lexo më tej: Partia Demokratike shpall listën fituese, kush janë anë...

16:35

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI