Flash

Këshilli i ri Kombëtar, reagon Basha

Lapsi.al 18 July 2021
Këshilli i ri Kombëtar, reagon Basha

Lulzim Basha ka reaguar pas zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar, duke i uruar suksese.

Lexo më tej: Partia Demokratike shpall listën fituese, kush janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar 

Ai shkruan se të gjithë bashkë, duhet të kapërcejnë vështirësitë dhe të përballen me padrejtësitë. Basha nënvizon ndër të tjera, se këshilli i ri, me përbërje zonja dhe zonjusha, të rinj e të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar “Platformën Qytetare për Demokracinë”, idenë se së cilës ai e shpalosi të shtunën gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD.

Reagimi i Bashës: 

Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!

Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një

Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI