Flash

Rrëzohet kërkesa e Maksim Sotës për të ndryshuar masën e sigurisë, prokurori lihet në “arrest shtëpie”

Lapsi.al 18 July 2021
Rrëzohet kërkesa e Maksim Sotës për të ndryshuar

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Klodiana Lala raporton se Sota kërkon zëvendësim mase për arsye shëndetësore. Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyra, ndërsa në kuadër të këtij operacioni u shkatërruan disa grupe kriminale, ku u arrestuan disa ish-zyrtarë policie, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Gjithashtu, Gjykata ka vendosur të shtyjë kërkesën për zbutje të masës të bërë nga i dyshuari Aleks Mema.

Avokati Detar Hysi argumenton në kërkesë se masa ndaj Memës duhet zbutuar për arsye shëndetësore, pasi rrezikon jetën në kushtet e burgut. Seanca është shtyrë për në datën 28 korrik.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Bregdeti pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa priten shira të dobët dhe afatshkurtër. Vranësira të dendura do të ketë veriu dhe zonat lind...

09:50

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI