Flash

Ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela i dënuar me burg kërkon të lirohet

Lapsi.al 19 July 2021
Ish-kreu i policisë së Vlorës, Jaeld Çela i dënuar me

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela ka bërë kërkesë në Gjykatën e Apelit për shuarje të masës së sigurisë me argumentin e përfundimit te afatit të paraburgimit.

Çela u dënua në Shkallë të Parë për shpërdorim detyre, vendimi u prish në Apel, që riktheu dosjen për rigjykim.

Për shkak të rekursit dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë e cila ka qenë në pamundësi për ta shqyrtuar.

Ish-drejtori i Policisë argumenton se masa duhet të ndryshojë pasi ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit dhe çështja ende nuk është marr në shqyrtim.

Po ashtu ai ka kërkuar nga GJKKO-ja zbutjen e masës së sigurisë, ndërsa ndodhet në burg.

Dosja penale ndodhet në Gjykatën e Larte dhe pret për t’u shqyrtuar. Kujtojmë se Jaeld Çela është i pandehur bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ish-kreu i Policisë së Vlorës u vetëdorëzua në polici në maj të 2020-ës, pas dy vitesh në arrati, ndërsa akuzohet për veprat penale ‘Kultivim i bimëve narkotike’, ‘Trafikim i bimëve narkotike’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Jaeld Çela është dënuar me 3.4 vite burgim për shpërdorim detyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI