Flash

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Republikane

Lapsi.al 19 July 2021
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Republikane

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Republikane për shfuqizimin e nenit në Kodin Zgjedhor, ku thuhet se: “Për partitë pjesëtare në koalicion, numri i votave të vlefshme takuese përllogaritet duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre”, si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Partia Republikane pretendonte se neni cenonte parimin e barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimin, pasi kushtëzon financimin e subjekteve për fushatën zgjedhore, duke u mbёshtetur vetëm mbi njё kriter: pjesëmarrjen ose jo në koalicion parazgjedhor.

Po ashtu në kërkesë theksohet fakti që ligji është miratuar me procedurë të përshpejtuar dhe në shkelje të nenit 83, por sipas “Kushtetueses” kjo ёshtё njё çёshtje e natyrёs proceduriale dhe formale.

“Barazia në ligj dhe para ligjit nuk do të thotë që të ketë zgjidhje të njëllojta për individë ose kategori personash që janë në kushte objektivisht të ndryshme“, thuhet në vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Me sytë katër

PAPARAZZI