Flash

Shtyhet gjyqi për dhëndrin e Qazim Sejdinit, avokatët kërkojnë që dosja të rikthehet për plotësim hetimesh

Lapsi.al 14 July 2021
Shtyhet gjyqi për dhëndrin e Qazim Sejdinit, avokatët

Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore kundër Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Sanxhaktari, akuzohet nga prokuroria e këtij qyteti për veprën penale të “Vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpunim të shokut të tij, Florian Lamçe.

“Ora News”, mëson se shkak për shtyrjen është bërë një kërkesë e avokatëve mbrojtjes se hetimet janë të paplota dhe se çështja duhet të kthehej sërish për rihetim.

Ndërsa një nga avokatët e tjerë në këtë çështje, është shprehur përpara gjyqtares Matilda Fetahu, se nuk ishte njohur ende me dosjen penale.

Në këtë çështje prokuroria e Elbasanit, përfaqësohet nga prokurori Gentian Abazaj, i cili është autorizuar për të ndjekur gjykimin e 4 të pandehurve, nga Drejtuesi i prokurorisë, Kreshnik Ajazaj, që ka kryer hetimin e dosjes.

Për vrasjen e Florian Lamçes janë vënë nën akuzë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, ndërsa Amadeus Lamçja dhe Mehmet Muça, janë vënë nën akuzën e “Moskallëzimit të Krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Kallëzimit të rremë”./ Ora News

Të këshilluara

12 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid në Kosovë. Sipas raportit të ministrisë mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid, 12 ...

15:58

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI