Flash

Punimet në rrugë, ARRSH njofton kufizimet në rrugën Tiranë-Elbasan

Lapsi.al 14 July 2021
Punimet në rrugë, ARRSH njofton kufizimet në rrugën

Nga data 15 korrik 2021, nga ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan punimet do të sjellin një ngushtim të kalim në këtë rrugë. Lajmin e bën me dije Autoriteti Rrugor në vend, ku thekson se punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës. Një njoftim thuhet se së bashku me Policinë Rrugore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

'Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (Neë Jersey). Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës). Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.'' - thuhet në njoftim.

Të këshilluara

12 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid në Kosovë. Sipas raportit të ministrisë mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid, 12 ...

15:58

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI