Flash

Vettingu/ KPK rikthen në shkollë prokuroren e Lezhës që të mësojë më shumë

Lapsi.al 14 July 2021
Vettingu/ KPK rikthen në shkollë prokuroren e Lezhës që

Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta, duke e detyruar atë që të kryejë trajnimin 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e pezullimit nga detyra për një vit të prokurores së Lezhës, Riselda Fishta e cila do t’i nënshtrohet gjatë kësaj periudhe trajnimit profesional në Shkollën e Magjistraturës.

Vendimi i Komisioni erdhi pas konstatimeve të problemeve të shumta në kriterin profesional. Ndërkohë, Fishta u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 12 korrik, u evidentua një listë e gjatë problemesh të konstatuara nga dy inspektime, një i kryer nga Prokuroria e Përgjithshme dhe një prej Ministrisë së Drejtësisë, ku në të dyja rastet prokurorja Fishta është ndëshkuar me masë disiplinore vërejte, në një rast me paralajmërim për shkarkim.

Subjektit i ishte kaluar barra e provës për dhjetëra çështje për moskryerje të hetimeve dhe zvarritje të proceseve hetimore.

Fishta pranoi problemet e konstauara gjatë inspektimit të parë për periudhën 2012-2014 duke u justifikuar se ishte në fillesat e ushtrimit të detyrës. Ndërsa gjetjet e inspektimit të dytë i kundërshtoi si të pabazuara.

Megjithatë Komisioni kreu verifikim rastësor për disa çështje të hetuara në vitet e mëvonshme nga subjekti, prej nga janë evidentuar sërish probleme.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Fishta kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa (Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Riselda Fishta përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Ajo punon prej një dekade si prokurore në Prokurorinë e Lezhës./ BIRN

Të këshilluara

12 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid në Kosovë. Sipas raportit të ministrisë mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid, 12 ...

15:58

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI