Flash

Zbardhet dosja/ Zv.Ministrja e Ramës mori ryshfet 1 mijë Euro, një celular dhe një arkë me peshk

Lapsi.al 14 July 2021
Zbardhet dosja/ Zv.Ministrja e Ramës mori ryshfet 1 mijë Euro,

Ish-zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka rënë rastësisht në ‘rrjetën’ e SPAK.

Sipas dosjes hetimore, të siguruar nga gazetari Eni Ferhati për Euronews, mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër procedim dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.

Në dosjen hetimore saktësohet se Rovena Voda nën cilësinë e zv.ministres së Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare prej 1 mijë euro dhe përfitime materiale (celular) nga Majlinda Hasani, në rolin e sekseres, për të punësuar Florida Beun.

Madje gjatë bisedave të tyre është zbuluar se znj. Voda i ka thënë që se nuk e punëson dot si shefe, por mund ta emërojë specialiste diku.

Më pas, në shkurt të 2020-ës, ato janë janë takuar në ministri dhe Florida Beu ka aplikuar në 11 vende vakante.

“Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë me peshk”, thuhet në dosjen hetimore.

Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi për punësim.

Rovena Voda po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK.

Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI