Flash

Bizneset në Vlorë protestë për kufizimin orar: Rama na dëmton, vetë rri në lokal pas 12-e

Lapsi.al 14 July 2021
Bizneset në Vlorë protestë për kufizimin orar: Rama na

Disa pronarë biznesesh në zonën e Lungomares në Vlorë kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm ku kërkojnë shtyrjen e orarit të kufizimit pas orës 00:00.

Bizneset kanë protestuar përpara policisë së Vlorës kundër vendosjes së gjobave dhe sjelljes së policisë ndaj tyre.

Sipas tyre, gjithçka bëhet selektive kur lokale në bregdetin e jugut nga Dhërmiu e më tej lejohen edhe pas orarit.

Ata kanë deklaruar se nëse nuk ndryshon situata, të hënën do të mbyllin të gjitha aktivitetet e tyre.

“Dua të citoj një fjalë të kryeministrit që ka thënë disa kohë më parë në parlament, ‘nuk keni parë gjë akoma’, të hënën do ta shikoj kryeministri nga bizneset vlonjate se nuk ka parë gjë akoma. Na ka dëmtuar shumë. Unë e kam dhe klient kryeministrin atje në lokal. Të vijë policia atje kur të jetë kryeministri dhe të bëjë të njëjtat veprime. Mbreti nuk ngrihet, është i vetëshpallur mbret, jep vetëm urdhra” – tha një prej biznesmenëve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mbizotërojnë kthjellimet dhe moti i nxehtë në të gjithë vendin, gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë me një tjetër rritje prej të paktën 2°...

08:39

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI