Flash

Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar/ Shoferi shqiptar braktis mjetin, arrestohet bashkëpunëtorja greke (VIDEO)

Lapsi.al 14 July 2021
Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar/ Shoferi shqiptar

Kapen dy ngarkesa me drogë në kufirin greko-shqiptar. Policia greke ka pikasur një mjet ne Eptahoriu, Kostur i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, por ka shtuar shpejtësinë dhe ka përplasur një mjet të patrullës. Drejtuesi, shtetas shqiptar i identifikuar, braktisi mjetin dhe u largua me vrap ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë. Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti. Ndërkohë në Kozani është ndaluar një mjet që drejtohej nga një shtetas grek 50 vjeç dhe brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 6 çanta me 57 pako që përmbanin 88 kg 900 gram marijuanë. Nga policia u ndalua dhe një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku u arrestuan një rumune 42 vjeçe dhe një grek 54 vjeç.

https://www.youtube.com/watch?v=KVTGVEsOqlU

Të këshilluara

12 raste të reja me Covid në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid në Kosovë. Sipas raportit të ministrisë mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid, 12 ...

15:58

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI