Flash

Policia: 10 të arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 3 March 2021
Policia: 10 të arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar 10 persona në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Detaje nga policia: 

Bien në prangat e policisë 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të kapur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. H., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. L. ( i arrestuar ditën e djeshme), ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Gj., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, ky shtetas gjatë shoqërimit ka kanosur punonjësit e policisë së rendit publik dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ç., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Dervish Hima” ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. L. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së 5 biçikletave, në kohë dhe vende të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. K., 35 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 29 vjeç, pasi në Yzberisht ka tentuar të vjedhë mjetin në pronësi të shtetasit A. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet që ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhjet.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

B. 37 vjeç dhe F. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Sh., 35 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI