Flash

Grenellit nuk i del inati me Kurtin: Majtist, anti-amerikan që duhet ndalur

Lapsi.al 2 March 2021
Grenellit nuk i del inati me Kurtin: Majtist, anti-amerikan që duhet ndalur

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në Twitter, Grenell e quan fituesin e zgjedhjeve në Kosovë një anti-amerikan të vendosur për të cilin administrata e re e Joe Biden duhet të ketë kujdes.

“Lideri i ri i Kosovës, majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-ve të sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan. Skuadra e Biden duhet ta ndalë atë...”, - ka shkruar Grenell duke bërë “tag” edhe Jake Sullivan, Këshilltarin e Biden për Sigurinë Kombëtare.

Grenell ka kujtuar më pas edhe kohën kur Kurti hidhte gaz lotsjellës brenda parlamentit.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë që Kurti që ta përkrahte Demarkacionin, por ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, shkroi Richard Grenell.

Vlen të kujtohet se gjatë kohës kur Kurti drejtoi për herë të parë qeverinë pati përplasje të forta me Grenell për një marrëveshje të mundshme me Serbinë duke hedhur poshtë planet për ndryshim të kufijve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites në qytetin e Korçës. Sipas raportimeve të para në këtë qytet është shënuar një plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka...

18:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI