Flash

Albin Kurti i nis letra Erdoganit dhe Netanyahut

Lapsi.al 3 March 2021
Albin Kurti i nis letra Erdoganit dhe Netanyahut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka nisur letra presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në të cilat është zotuar për thellim të bashkëpunimit, kur të formojë qeverinë e re në Kosovë.

Në letrën dërguar Erdoganit, Kurti ka thënë se turqit në Kosovë dhe shqiptarët në Turqi janë ura e miqësisë në mes të dyja vendeve.

“Ne vlerësojmë rolin e turqve në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të kenë rol të rëndësishëm edhe në qeverinë time”, ka thënë Kurti.

Në letrën dërguar Netanyahut, lideri i LVV-së ka përshëndetur arritjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, dhe se ky hap për Kurtin nënkupton mundësi “për të fuqizuar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe kulturor”.

“Kombi ynë ka respektuar historikisht komunitetin hebre. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, më vjen mirë që do të adresoj çështjet me rëndësi për komunitetin hebre dhe trashëgimin në shtetin tonë”, është thënë mes tjerash në letër.

Më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, kanë zyrtarizuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi atë ditë ka deklaruar se ka miratuar kërkesën e ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla që Kosova të hapë ambasadën në Jerusalem.

Së fundmi në Kosovë ka pasur debate lidhur me vendin se ku do të vendoset ambasada kosovare në Izrael.

Ambasada turke në Prishtinë kishte kundërshtuar më herëthapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Në takimin e 1 marsit mes liderit të Vetëvendosjes, dhe ambasadorit turk në Prishtinë Çağri Sakar, Kurti ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë çështjen se në cilin qytet do të vendoset ambasada, në Tel Aviv apo Jerusalem, duke shtuar se për këtë gjë do të shohin “edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”.

Megjithatë, Kurti ka thënë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është e rëndësishme dhe “mundësi e mirë për zhvillim”.

REL/

Të këshilluara

Rekord rastesh të reja me Covid në Greqi

Greqia ka regjistruar numër rekord të prekurish në 24 orët e fundit. Sot janë regjistruar 2.702 raste të reja, është rritur numri i viktimave në 40 si dhe numri...

17:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI