Flash

Kosova regjistron tre viktima dhe 316 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 28 January 2021
Kosova regjistron tre viktima dhe 316 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të enjten 316 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,652 mostrave. Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima, duke e çuar në 1,482 numrin e të vdekurve me këtë virus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Drenas 1 rast (74 vjeç)”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.

Sipas IKSHPK-së, të enjten nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 195 persona, derisa raste aktive janë 6,109.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 59.304 persona të infektuar me këtë virus.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI