Flash

Përgjimet e Antimafias/ Meta: Ka dyshime se kush po i financon kullat në Shqipëri

Lapsi.al 27 January 2021
Përgjimet e Antimafias/ Meta: Ka dyshime se kush po i financon kullat

Për përgjimet e antimafias italiane që zbuluan edhe lidhje të saj në Shqipëri ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Meta thotë se duhet që SPAK të nisë menjëherë hetime për rastin.

“Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është më se i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë” – thotë meta një intervistë për “Alb365”.

Kreu i shtetit ngre dyshime edhe se kush po financon ngritjen e kullave shumëkatëshe në Shqipëri.

“Është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave. Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta mjeku i njohur anestezist

Anestezisti i njohur Aleksandër Hoxha ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur ditën e sotme. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së mjekut Hoxha, i cili ka shërbyer...

17:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI