Flash

Rama- Conte arrijnë marrëveshjen: Të burgosurit shqiptarë në Itali do transferohen në Shqipëri

Lapsi.al 31 October 2019
Rama- Conte arrijnë marrëveshjen: Të burgosurit shqiptarë

Takimi i përbashkët midis kryeministrit shqiptar Edi Rama me homologun e tij italian Giuseppe Conte, përveç thirrjeve për dialog mes palëve, opozitë- qeveri në Shqipëri me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve, ka arritur edhe një marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit mes 2 vendeve.

“Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali do të transferohen në Shqipëri”, ky është vendimi i cili u arrit sot nga palët dhe që u bë i ditur nga vetë kryeministri italian gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Rama.

“Kemi kryer një studim për bashkëpunimin tashmë intensiv në gjyqësor dhe polici. Unë përsëris angazhimin e Italisë për forcimin e këtij bashkëpunimi, me vëmendje të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe jam i kënaqur që mund të njoftoj se është arritur një marrëveshje edhe në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptarë, tashmë një transferim i parë do të realizohet së shpejti,” deklaroi Giuseppe Conte.

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI