Flash

BE-ja i kërkon Kosovës që t’i raportojë për të kthyerit nga Siria

Lapsi.al 31 October 2019
BE-ja i kërkon Kosovës që t’i raportojë për

Bashkimi Evropian do t’i kërkojë Kosovës që në dy vjetët e ardhshëm t’i raportojë për personat e kthyer nga Siria, si dhe për procesin e rehabilitimit të tyre.

Përmes një marrëveshjeje, të nënshkruar të mërkurën mes Kosovës dhe BE-së, Brukseli obligon autoritetet e Prishtinës që të adresojnë sfidat e paraqitura nga kthimi i luftëtarëve të huaj dhe anëtarëve të familjeve të tyre, që përfshin hetimet dhe ndjekjet penale të veprave të kryera nga luftëtarët e huaj, deri te procesi i rehabilitimit të tyre.

Sipas marrëveshjes, Kosova duhet të shkëmbejë informacione me shtetet anëtare të BE-së për luftëtarët e huaj që kthehen në Kosovë.

Po ashtu, marrëveshja parasheh që të bëhen analiza të vlerësimit të kërcënimit nga terrorizmi në Kosovë dhe koordinim më i mirë i mekanizmave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe ndërtimin e kapaciteteve për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Këto objektiva janë pjesë e Planit të Përbashkët të Veprimit Kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, që u nënshkrua nga Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor më 5 tetor 2018 në Tiranë.

Marrëveshja të mërkurën u nënshkrua nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Dimitris Avramopoulos.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, përmes një komunikate ka thënë se “Kosova si anëtare e Koalicionit Global kundër grupit militant Shteti Islamik, është treguar partnere e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.

Në prill të këtij viti, në Kosovë janë kthyer 110 qytetarë nga Siria.

Katër prej tyre ishin luftëtarë të huaj, 74 fëmijë dhe 32 gra, derisa në Siri vazhdojnë të mbesin edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se kur mund të kthehen./REL

Të këshilluara

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI