Flash

Vettingu, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Kavajës

Lapsi.al 22 October 2019
Vettingu, Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin e Kavajës

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për drejtuesin e Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani.

Sipas komisionerit, referuar gjendjes së fakteve dhe provave në rastin konkret, vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë.

Komisioneri Publik ka ardhur në përfundimin se Madani ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, për vlerësimin e pasurisë si dhe ka cenuar besimin e publikut.

Komisionerit Publik ka konstatuar se, Madani nuk ka deklaruar saktë dhe mjaftueshëm të dhënat e pasurisë, si dhe nuk ka shpjeguar në mënyrë të besueshme burimet e ligjshme për krijimin e të ardhurave të ligjshme, për pasuritë në pronësi të tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artan Madani, prokuror/drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë në Korrik të këtij viti. Por, tashmë ai do të duhet të përballet me apelin e vetingut që është KPA-ja.

Të këshilluara

Itali, kapet shqiptari që rrahu gruan

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Policia raporton se shqiptari u arrestua pas deno...

16:03

KLP mblidhet të premten për SPAK-un

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zhvillojë të premten mbledhjen për konstituimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK. Në mbledh...

15:06

Familja më e madhe në Angli me 22 fëmijë

Çifti Radfort nga fashti i vogël Lancashire në Angli kanë 21 fëmijë dhe tani pritet që të bëhen prindër për hërë të 22-të. Në nëntor 2018, pas lindjes së fëmij...

14:34

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI