Flash

Basha pas 'Jo'-së për negociatat: E prisnin, Rama përgjegjës

Lapsi.al 18 October 2019
Basha pas 'Jo'-së për negociatat: E prisnin, Rama

Pas 'Jo'-së së Këshillit Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, pak pas përfundimit të komunikimit me median nga kryeministri Edi Rama.

Ai e nisi fjalën e tij duke shprehur keqardhje për vendimin e dhënë sot nga Bashkimi Europian, duke theksuar se do të ishte një gënjeshtër e madhe nëse do të deklaronin se nuk e prisnin përgjigjen negative.

“Dua ta nis me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme. Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar. Por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarëve që të thoshim se nuk e prisnim.

Që prej vendimit të Bundestagut për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë, ishte e qartë se skenari më i mirë i mundshëm i KE, nuk do të ishte një vendim më pozitiv se aq. Por mund të merret dhe vendim më negativ.

PD dhe unë personalisht, siç e kam ndarë dhe me bashkëqytetarët për raste të tjera, kemi punuar fort që të bindim miqtë tanë gjermanë të Angela Merkel që ta kthenim ‘JO’-të e tyre në ‘PO’. Edhe njëherë dua të shpreh mirënjohje më të thellë, ndaj kancelares Merkel dhe partisë tonë simotër. Për faktin që jo vetëm arritën të siguronin një maxhorancë brenda CDU/CSU, u bë udhërrëfyese për Shqipërinë në BE.

Dëshironim një rezultat ndryshe sot. Por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para dy javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një ‘PO’ të prerë, siç mund ta merrte sot Maqedonia. Ftoj këdo që mund t’i ketë harruar, që t’i rikthehej kushteve të Bundestagut”, tha Basha, i cili shtoi se Edi Rama vazhdon propagandën e tij, duke thënë se qeveria ka bërë detyrat, e duke gjetur armikun jashtë tij.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rama bën edhe ironi: Unë faj për negociatat, nuk i binda Gjermaninë dhe Francën që të pajtohen 

Basha tha se Shqipëria po bën hapa mbrapa, kurse thekson se qeveria është përgjegjëse totale për moshapje negociatash.

“Shqipëria po shkon pas. Dy kushte të reja nga Bundestagu janë që të arrestohen hajdutët e votave dhe po ashtu të përsëriten zgjedhjet e 30 qershorit, që ishin diktatoriale. Kryeministri shqiptar vuri interesin e vet mbi interesat e shqiptarëve. Ka një përpjekje për ta paraqitur situatën sikur ka përplasje mes Francës e Gjermanisë dhe jo gjendjen e Shqipërisë.

Kjo është një tentativë qesharake. Në këtë gjendje nuk ka shanse të hysh në BE. Dil e pyet një shqiptar të thjeshtë a është gati Shqipëria e do të thotë jo.  Kush nga ne nuk e di se çfarë valë emigrimi ka Shqipëria. Vendi ynë ka numrin e azilantëve më të madh në planet. Rama u puth me Mogherinin e kujtoi se ia hodhi. Këta thonë ne kemi bërë detyrat, plastë armiku, plastë fashisti. Në Europë nuk shkohet me propagandë”, u shpreh Lulzim Basha.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI