Flash

Mosmarrëveshjet e BE për negociatat, "Ansa": Dorëhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Lapsi.al 18 October 2019
Mosmarrëveshjet e BE për negociatat, "Ansa": Dorëhiqet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen.

Lajmi mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku vendet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia informative "ANSA".

Paraprakisht, në mungesë të një prononcimi nga Zaev, mendohet se sikurse u deklarua një ditë më parë prej tij, arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me gjasat pothuaj të pakthyeshme të moshapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, verdikti mbi negociatat do të komunikohet zyrtarisht ditën e sotme pas mbledhjes së krerëve të qeverive në Këshillin Evropian.

Tri vende anëtare të BE-së:  Franca, Holanda dhe Danimarka, kanë mbajtur një qendrim kundërshtues ndaj avancimit të rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht tentativave të Gjermanisë, presidenti francez, Emanuel Macron mbetet refraktar në mospëlqimin për nisjen e bisedimeve me dy vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI