Flash

“Nëse nuk duan zgjerimin të na e thonë”/ Rama: Disa vende tentonin të shtojnë kushte pa kuptim

Lapsi.al 18 October 2019
“Nëse nuk duan zgjerimin të na e thonë”/ Rama: Disa

Në konferencën për mediat Edi Rama tha se moshapja e negociatave nuk ka lidhje me përmbushjen ose jo të detyrave të Shqipërisë, por me problemet e brendshme të BE.

Rama u shpreh se në rast se BE nuk do anëtarë të rinj, le ta thotë, pasi pavarësisht kësaj Shqipëria do të vazhdojë të bëjë reforma për të qenë sa më europiane. Kreu i qeverisë theksoi se disa vende të BE po përpiqen të shtojnë kushte pa lidhje dhe absurde.

Në 48 orët e fundit nuk kisha kohë për Metën. Unë e kam takuar kryeministren daneze, dje. Fjalia e saj ishte që nuk jemi gati për raund tjetër zgjerimi. Ideja e BE transformohet me të gjitha kapitujt që ka Bashkimi Europian. Nëse BE do të mbyllë procesin e mosintegrimit, ta thonë. Ata ta thonë, që prit se kemi zgjedhje europiane dhe nuk duam Shqipërinë për momentin. Le ta thonë. Një vend tentonte të shtojë ca kushte pa lidhje.

BE është një familje politike, nuk po i fajësoj. Nëse KE do thoshte se Shqipëria nuk ka bërë detyrat, por nuk e ka bërë. Nuk mund ta besoj se janë më mirë Franca e Danimarka sesa Norvegjia, Suedia, Austria etj. Jo, por dikush bën politikë të madhe me lëkurën tonë, ka që nuk bëjnë. Nuk po them që ne jemi Zvicra. I thua një vendi ndrysho emrin dhe nuk çel negociata. Ne kemi rrugën për të bërë shtetin këtu”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI