Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Babalja drejt ekstradimit në Shqipëri

Lapsi.al 17 October 2019
Babalja drejt ekstradimit në Shqipëri

I pandehuri i katërt në procesin e njohur si “Babalja”, i cili është edhe njeriu kyç, Albert Veliu, është në prag të ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë ka kthyer përgjigje duke dhënë detaje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.

Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore deri në mbërritje të Albert Veliut, ndërasa kërkesa e saj është miratuar nga Gjykata.  Ajo  thkeson se seanca e radhës ndaj Albert Veliut do të caktohet me 30 tetor në orën 13:30 minuta.

“Ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin. Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi. Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranon kërkesën dhe seanca e radhës caktohet data 30 tetor, ora 13.30” - thuhet në sqarimin e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa ka siguruar edhe dokumentin në fjalë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI