Flash

BE apel politikës shqiptare për reformën zgjedhore: Uluni në dialog!

Lapsi.al 8 October 2019
BE apel politikës shqiptare për reformën zgjedhore: Uluni në

Bashkimi Europian rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë në Shqipëri të kontribuojnë përmes dialogut për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për ATA-n, zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijancic tha se kjo reformë dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR janë një test i rëndësishëm për vendin.

“Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i rekomandimeve të qarta të OSBE-ODIHR-it janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë”, theksoi Maja Kocijancic në prononcimin për ATSH-në. Sipas saj, i takon vendit të përcaktojë strukturën që duhet përdorur.

I takon Shqipërisë të përcaktojë se cila strukturë duhet të përdoret për të lehtësuar konsultimin dhe për ta çuar më tej këtë reformë”, tha Maja Kocijancic për ATSH-në.

Po ashtu ajo tha se “BE rithekson nevojën që të gjithë aktorët politikë të demonstrojnë gatishmëri të vërtetë për të kontribuar, përmes dialogut konstruktiv, dhe për të bërë progres me reformën zgjedhore”.

Të këshilluara

Lamtumirë Albin opozitari!

Lamtumirë Albin opozitari! I dashur Albin, Me fitoren tënde dhe të LVV-së në këto zgjedhje Kosova megjithatë humbi diçka të madhe. E humbi një opozitë e n...

21:44

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI