Flash

Arrestimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, prokuroria letër Bardhit: Dorëzo dokumentet

Lapsi.al 16 September 2019
Arrestimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, prokuroria

Pak orë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet, të cilat pretendon se provojnë arrestimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani, Prokuroria e Përgjithshme kërkon zyrtarisht dokumentet. Në një letër dërguar sekretarit të Përgjithshëm, Prokuroria kërkon dokumentet për Babanin.

Ditën e sotme, PD nxorri dokumentet ku rezulton se Mark Babani, nën identitetin e dytë Saimir Marq Babaj ka qenë pjesë e një grupi kriminal në Siçili, që merreshin me vjedhje automjetesh.

Sipas Partisë Demokratike, dokumenti është nxjerrë nga autoritetet italiane dhe se emri “Marq Babaj” është arrestuar më 4 prill 1994. Partia Demokratike ka nisur prej ditësh akuzat ndaj Mark Babanit. Vetë kreu i Bashkisë Vau i Dejës, e ka mohuar diçka të tillë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI