Flash

Lukaku pre e batutës raciste. Pushohet nga puna komentatori

Lapsi.al 16 September 2019
Lukaku pre e batutës raciste. Pushohet nga puna komentatori

Një analist sportiv italian është përjashtuar nga televizioni ku punonte pas një komenti racist të

bërë në adresë të sulmuesit interist, Romelu Lukaku.

Luciano Passirani, i ftuar në televizionin italian TopCalcio24, tha duke komentuar paraqitjen e

sulmuesit belg në ndeshjen e fundit të kampionatit, kundër Udinese.

“Është i pandalshëm. Nëse del në duel ballë për ballë me të, je i vdekur, do të rrëzohesh. Shpëton

vetëm nëse ke 10 banane për t’ia dhënë që t’i hajë, përndryshe…”, tha Passirani.

Drejtori i televizionit, Fabio Ravezzani, doli në transmetim thuajse menjëherë pas këtij episodi dhe

kërkoi falje, duke shtuar që Passirani nuk do të dilte më kurrë në transmetim.

Lukaku është bërë protagonist i disa incidenteve raciste që kur u transferua në Itali nga

Manchester United këtë verë.

Tifozët e Cagliari-t e vërshëllyen ndërsa po bëhej gati të godiste penalltinë gjatë një ndeshjeje dhe

vetë tifozët e Inter-it i dërguan një letër të hapur ku i thoshin se kjo ishte një “teknikë” për të

irrituar kundërshtarin.

Vetë Lukaku, duke komentuar mbi këtë temë tha disa ditë më parë se lojtarët duhet të largohen

nga fusha kur ndaj tyre ka ofendime raciste.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI