Flash

Denoncimi/ Pronat në rrezik, drejt krijimit 'korporata' e re e Ramës

Lapsi.al 16 September 2019
Denoncimi/ Pronat në rrezik, drejt krijimit 'korporata' e re e

Korporata e Investimeve Shqiptare nuk është asgjë tjetër veçse vegla e radhës e Edi Ramës për të vjedhur pronat publike dhe private të shqiptarëve.

Ky është thelbi i reagimit të sotëm të Jorida Tabakut, ish-deputetes demorakte që rreshton disa arsye pse çdo pronë e lakmueshme është në rrezik nga KISH-i që po gatuhet në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Tabaku argumenton se KISH ka të drejtën e shpërndarjes së pronave publike për 'investitorët', klientë të Ramës, si dhe me VKM marrjen e pronave private për t'ia dhënë këtyre investitorëve.

Reagimi: 

Sot, në komisionin e Ekonomisë dhe Financave po diskutohet projektligji për Korporatën e Investimeve Shqiptare (KISH). Megjithëse drafti që po diskutohet ka disa ndryshime në raport me variantin e parë, këto ndryshime janë të llojit estetik që në thelb nuk ndryshojnë frymën dhe qëllimin e Korporatës, pra kalimin e të gjtihë pronave në duart e një njeriu.

Drafti që sot diskutohet në Komision është kundërshti të plotë me Kushtetutën e RSH; Kjo pasi ai kundërshton sigurinë fizike të pronës, qoftë ajo private apo shtetërore. Korporata është thjesht maska me të cilën Rama vesh fytyrën e vërtetë të ligjit, një krijesë e tij dhe qeverisë për të gllabëruar pronat publike dhe më tej ato private të Shqiptarëve. Sipas projektligjit qeveria shqiptare i jep të drejtën vetes që të krijojë këtë korporatë dhe më pas do t’i kalojë asaj me VKM trojet apo pronat e caktuara nga autoriteti lokal apo ministror në fondin e saj. Sipas një varianti të Ligjit, do të jenë këto prona që do të jenë kapitali i kësaj korporate në treg.

Megjithëse qeveria ka ndryshuar nenin në lidhje me prokurimet publike sërishmi ajo ka lënë në hije mënyrën se si operohet me to. Drafti i ri ngre çështjen e Prokurimeve që nuk do të jetë sipas standarteve të ligjeve shqiptare megjithëse pronat publike që do të jepen nga KISH janë publike. Ligji i jep mundësinë KISH që përmes VKM-ve ajo të marrë edhe pronën private të qytetarit të cilin shteti mund ta përllogarisë si gjoja në interes publik. Kështu pronat në bregdet apo në zona të lakmuara të vendit mund të gllabërohen nga KISH gjoja për interesa publikë për t’iu dhënë disa “investitorëve” të huaj që do të bashkëpunojnë me KISH (pra kryeministrin).

Projektligji për KISH është vazhdimësia e një rruge të nisur me ligjin për investimet strategjike (që ua vjedh pronën pronarëve për t’ua falur gjoja investitorëve), Ligji për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës të vitit 2015, ligjet me emrat e biznesmenëve që janë votuar këto 2 vitet e fundit masivisht në parlament.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI