Flash

UNESCO: Shqipëria me emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar në Europë, konkurrojmë me Afrikën

Lapsi.al 16 September 2019
UNESCO: Shqipëria me emigracionin më të lartë të

Emigrimi i studentëve dhe punëtorëve të kualifikuar po shoqërohet me humbje të kapitalit njerëzor dhe kjo po i ndikon negativisht vendet e varfra. Shqipëria renditet ndër 10 vendet me hemoragjinë më të lartë të njerëzve të arsimuar sipas UNESCO-s.

Raporti i Monitorimit Global për arsimin nga UNESCO për vitin 2019 i kushtoi një vëmendje të veçante faktit se si po ndikon emigracioni në sektorin e edukimit kudo në botë.

Studimi gjeti se, shkalla e emigrimit të personave të arsimuar është mbi 20% në rreth një të tretën e 174 vendeve. Në Shqipëri deri në vitin 2010 kishin emigruar 26 për qind te personave me aftësi të zhvilluara, raporton UNESCO.

Sipas studimit Shqipëria dhe Malta renditen me përqindjen më të lartë të emigrimit të personave të arsimuar, ndërsa vendet e tjera të prekura nga ky fenomen janë kryesisht në Afrikë të tilla si Eritrea, Grenada, Haiti, Sri Lanka etj.

Lëvizshmëria në këto nivele do të ketë pasoja të pafavorshme për zhvillimin ekonomik.

Ndihmat në formën e bursave nga donatorët për vendet e varfra si edhe Shqipëria mund ta përkeqësojë këtë prirje, pasi studentët kanë prirje të mos kthehen. UNESCO sugjeron se ndihmat e donatorëve duhet të fokusohen në mbështetjen me logjistikë dhe me fondet universitet në vendet e varfra.

Gjithashtu vendet e varfra me emigracion të lartë personave të arsimuar vuajnë nga keqpërdorimi i fondeve publike për arsimin.

Një vlerësim i Bankës Botërore zbuloi se rreth 18% e shpenzimeve publike të arsimit universitar në Afrikën Sub-Sahariane shkuan për bursa studimi jashtë vendit gjatë periudhës 2003-2008.

Sipas të dhënave të OECD-së, emigrimi i shqiptarëve të arsimuar në vitin 2010 dhe 2011 është rritur me 223% krahasuar me vitin 2000 dhe 2001. Kjo rritje ishte më e madhe se emigrimi për pjesë të tjera të popullatës me arsim të mesëm dhe të ulët.

Një studim i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, për llogari të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (PNUD) i publikuar së fundmi, tregoi se Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI