Flash

Shqiptari u kap me afër 1 ton drogë, mediat greke japin detaje

Lapsi.al 15 September 2019
Shqiptari u kap me afër 1 ton drogë, mediat greke japin detaje

Mediat greke vazhdojnë të shkruajnë për shqiptarin që u kap dje në Janinë me afër 1 ton drogë.

Në shkrimet e mediave greke jepen detaje nga policia, në lidhje me këtë rast.  Gjatë hetimit policor, policia greke zbuloi se automjeti i cili u përdor për transportimin e rreth 1 ton cannabis të kapur një ditë më parë në afërsi të Janinës, ishte raportuar i vjedhur në 05.04.2019 në Departamentin e Sigurisë Patisia Attica, me targa të falsifikuara.

  • foto galeri

Automjeti i vjedhur, si dhe shuma e parave prej 300 euro dhe 3 telefona celularë, të gjendur në posedim të kundërvajtësit, u kapën nga policia gjatë aksionit të mëngjesit të së shtunës së 14 shtatorit.

I arrestuari do të referohet në Prokurorinë Penal të Janinës, ndërsa Divizioni i Prokurorisë së Drogës në Janinë është duke hetuar. Sasia e drogës e kapur në Eleusa të Janinës, vetëm 53 km larg Kakavijës ishte e ndarë në 591 pako kërp (cannabis) të papërpunuar, me peshë 951 kg dhe 650 gram.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI