Flash

Kontrolle të rrepta deri në fund të shtatorit për mjetet që transportojnë nxënësit nëpër shkolla

Lapsi.al 15 September 2019
Kontrolle të rrepta deri në fund të shtatorit për mjetet

Me nisjen e vitit të ri shkollor do të ketë kontrolle të rrepte për mjetet e transportit që transportojnë nxënësit e shkollave.

Drejtori i Policisë Rrugore Mithat Tola doli në një nga akset rrugore këtë të diel për të dhënë mesazhin e tij, duke u kërkuar edhe prindërve që transportojnë fëmijët të jenë të kujdesshëm.

“Deri në fund të shtatorit do të ketë kontroll sistematik të mjeteve që transportojnë fëmijë. Do të ketë ndëshkime të ashpra për ata që nuk respektojnë normal. Dalja ime sot ka të bëjë me sensibilizimin edhe të atyre prindërve që transportojnë fëmijët”, theksoi Tola.

Më herët, Policia e Tiranës bënte me dije se janë hartuar një plan veprimi me detyra specifike, në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore, si dhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri ne12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin e sistemeve të fiksimit me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.

Duke parë neglizhencën e përdoruesve të mjeteve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor që parashikohen për pasagjerët deri në moshën 12 vjeç, si dhe faktin që ditët e para të shkollës shumica e prindërve apo të afërmve, i dërgojnë fëmijët në shkollë me mjetet e tyre, rrugorët e kryeqytetit apelojnë për kujdes të shtuar dhe zbatimin rigoroz të normave të parashikuara në  Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pasi në asnjë rrethanë, për sigurinë e tyre, nuk do ketë tolerancë për drejtuesit e mjeteve apo personat që janë ngarkuar me mbikëqyrjen e fëmijëve që nuk i kanë siguruar këta të fundit, sipas parashikimeve të dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në deklaratën e policisë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI