Flash

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Video/Zbulohet se ku e ka vjedhur Rama batutën se do na dali nga frigoriferi

Lapsi.al 16 September 2019
Video/Zbulohet se ku e ka vjedhur Rama batutën se do na dali nga

Zbulohet nga e ka kopjuar Edi Rama idenë se pasi na zuri ekranin e TV, ai mund të na shfaqet edhe po të hapim frigoriferin. Ashtu sikurse thoshte dikur i ndjeri Ardian Klosi, se "Edi ka talentin më të madh për ti bërë publicitet ideve që vjedh nga miqtë e tij të kultivuar", pikërisht ashtu Rama ka vepruar edhe tani. Atë që i tha sot prindërve dhe nxënësve të shkollës Servete Maçi, ai e ka të huazuar nga shkrimtari i njohur Kim Mehmeti.

Andi Bushati: "Frigoriferi" si strategji manipulimi e Ramës

Pak kohë më parë i ftuar në emisionin “Komiteti” të Berat Buzhalës, Mehmeti ka folur edhe për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai ka komentuar performancën politike të kryeministrit të Shqipërisë, dhe ka treguar hapur se çfarë mendon për Ramën si artist.

“Mendon se ai është atje lartë dhe ne të gjithë të tjerët, jemi budallenj”.

“Rama është një artist i parealizuar. Ai edhe ekspozitat i ka hapur, pasi është bërë kryeministër. Unë do të isha turpëruar, nëse do të botoja romane pasi të isha bërë kryeministër. Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtroj pyetjen; kur ai kryeministër punon? Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep auto-intervista nga 2 orë, një herë në javë. Nuk e di kur punon, të bësh shtet me Facebbok…nuk e di”,- ka portretizuar Ramën-kryeministër, shkrimtari shqiptar... Me siguri Rama e ka dëgjuar këtë koment dhe me paskrupulltësinë e një grabitësi e ka përdorur atë si gjetje të tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI