Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Studimi/ Më shumë njerëz do të vuajnë nga kanceri

Lapsi.al 30 July 2019
Studimi/ Më shumë njerëz do të vuajnë nga kanceri

Studimi më i fundit thonë se një në gjashtë gra dhe një në pesë burra do të vuajnë nga kanceri.

Studiuesit kanë vërejtur se ka pasur përmirësim në mënyrën se si grumbullohen të dhënat e lidhura me kancerin dhe është e qartë se vdekjet nga kjo sëmundje janë rritur gjatë viteve.

Numri i të prekurve me kancer do të rritet në vitet e ardhshme me rreth 18 milionë raste të reja dhe më shumë se 9 milionë njerëz që janë të diagnostifikuar tashmë, deklaroi një hulumtim i raportuar në BBC.

Plakja e popullsisë është pjesërisht përgjegjëse për rritjen e shpejtë të numrit nga 8.2 milionë vdekje në 2012 deri tek shifrat aktuale.

Tek gratë kanceri më i përhapuri është ai i mushkërive, në vendet si Kina, Hungaria, Zelanda e Re dhe SHBA.

“Duhani është arsyeja e vetme pse më shumë gra anembanë botës kanë kancer të mushkërive. Në Mbretërinë e Bashkuar pirja e duhanit nga gratë u bë më e madhe se sa nga meshkujt, kështu që nuk është për t’u habitur që tani po shohim rritje të nivelit të kancerit të mushkërive.

Në mënyrë të ngjashme, cigaret tani janë gjithnjë e më të popullarizuara në mesin e grave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ” thotë Xhorxh Butterworth, nga organizata bamirëse “Cancer Research UK”.

Të këshilluara

Mbeturinat greke bezdisin pushuesit në Jalë

Në plazhet e jugut të Shqipërisë pushuesit janë bezdisur disa herë nga disa papastërti që gjenden në det. Bëhet fjalë për mbeturinat që derdhen nga anijet gr...

11:09

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI