Flash

Vjedhje e drogë në Itali, pranga dy shqiptarëve (EMRAT)

Lapsi.al 29 July 2019
Vjedhje e drogë në Itali, pranga dy shqiptarëve (EMRAT)

Dje në mbrëmje, në Vitulazio, në zonën e Kasatrës, karabinierët arrestuan shtetasin shqiptar Reiz Datja 20 vjeç dhe Indrit Turshilla 21 vjeç. Të dy janë dërguar në paraburgim për trafik droge.

Gjatë një kontrolli të trafikut rrugor, i kryer në Vitulazio përgjatë rrugës shtetërore të Appia, policët urdhëruan një makinë tip Opel Corsa që të ndalej. Brenda automjetit gjendeshin 4 persona, shkruajnë mediat italiane.

Shoferi, në vend se të ndalonte, ka përshpejtuar shpejtësinë, duke u larguar. Pas kësaj, karabinierët kanë ndjekur makinën dhe kanë mundur të arrestojnë dy shqiptarë pranë një karburanti. Dy pasagjerë të automjetit u bllokuan, ndërsa 2 të tjerët kanë mundur të ikin me vrap nëpër fushat dhe fshatrat përreth.

Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti sende të vjedhura dhe drogë të llojit marijuanë. Të arrestuarit u dërguan në burg në Santa Maria Capua Vetere.

Të këshilluara

Mbeturinat greke bezdisin pushuesit në Jalë

Në plazhet e jugut të Shqipërisë pushuesit janë bezdisur disa herë nga disa papastërti që gjenden në det. Bëhet fjalë për mbeturinat që derdhen nga anijet gr...

11:09

Tensionet në Devoll, Basha reagon ashpër

Lulzim Basha ka reaguar për tensionet në Bashkinë e Devollit prej orëve të para të mëngjesit, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka shkuar në zyrë i rrethuar...

10:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI