Flash

(VIDEO) Tension në Bashkinë e Devollit, kryebashkiaku ri socialist hyn me specialët që në mëngjes në godinë

Lapsi.al 29 July 2019
(VIDEO) Tension në Bashkinë e Devollit, kryebashkiaku ri socialist hyn

Forca të shumta policore kanë rrethuar me të gdhirë Bashkinë e Devollit. Kryebashkiaku i ri socialist i dalë nga 30 qershori, Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë që prej orës 06:30.

Por, më pas, edhe ish-kreu i bashkisë Bledion Nallbati mbërriti në bashki, bashkë me administratën. Brenda bashkisë ka forca speciale.

"Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjehur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24 orë në ditë. Do të vazhdoj tju shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di çka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë." - u shpreh Nallbati.

Eduard Duro, i cili u betua të premten, mori zyrtarisht detyrën. ©Lapsi.al 

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-29-at-08.24.00.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-29-at-08.23.59.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI