Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Policia bën kërdinë në Elbasan, 800 gjoba dhe heqje patentash

Lapsi.al 29 July 2019
Policia bën kërdinë në Elbasan, 800 gjoba dhe heqje

Policia Rrugore ka bërë namin me gjoba në Elbasan gjatë kontrolleve për parandalimin e aksidenteve rrugore, në të gjitha akset urbane dhe rurale.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, gjatë orëve të fundit nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit.

E. T., banues në Pogradec, pasi në rrugën e fshatit Katjel, Librazhd, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë që ndodheshin në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën

A. M., banues në Cërrik, u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

H. Ç., banues në Elbasan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Po në vijim të masave të mara nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë javës që kaloi, janë arrestuar në flagrancë 5 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Po si rezultat i kontrolleve të shtuara janë pezulluar 15 leje drejtimi nga këto:

6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

4 për shpejtësi tej normave të lejuara

5 për drejtim mjeti në sens të kundërt.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.

Janë vendosur gjithsej 800 masa administrative nga këto:

50 për mospërdorim të rripit të sigurimit

100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

300 për parakalim të gabuar.

350 masa të tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe apelon të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Të këshilluara

Mbeturinat greke bezdisin pushuesit në Jalë

Në plazhet e jugut të Shqipërisë pushuesit janë bezdisur disa herë nga disa papastërti që gjenden në det. Bëhet fjalë për mbeturinat që derdhen nga anijet gr...

11:09

Tensionet në Devoll, Basha reagon ashpër

Lulzim Basha ka reaguar për tensionet në Bashkinë e Devollit prej orëve të para të mëngjesit, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka shkuar në zyrë i rrethuar...

10:12

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI