Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Hekurudha Tiranë-Durrës, zbulohet kur nisin punimet

Lapsi.al 30 July 2019
Hekurudha Tiranë-Durrës, zbulohet kur nisin punimet

Hekurudha Shqiptare ka vendosur në dispozicion 1.5 milionë euro si fond limit për procedurën e mbikëqyrjes së punimeve për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një linje të re me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Referuar procedurës së shpallur pak javë më parë në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim procedura mbetet e hapur deri në datë 9 gusht për shprehjen e interesit. Po kështu bëhen të qarta edhe kërkesat që duhet të përmbushë konsulenti që do të kryejë mbikëqyrjen. Fondi në dispozicion është siguruar 100 për qind nga Bashkimi Europian përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kështu konsulenti do të mbështesë Hekurudhën Shqiptare si supervizues inxhinierik sikurse përcaktohen në kontratë. Po kështu do të mbështesë Hekurudhën Shqiptare që të përmbushë detyrimet e saj në aspektin e zbatimit, monitorimit.

Referuar detajeve që jepen në shpalljen e procedurës nënvizohet se detyra e supervizorit nis në 31 tetor 2019 dhe parashikohet që të zgjasë 44 muaj aq sa është deklaruar më herët se do të zgjasin edhe punimet.

Më herët në 2018 u hap procedura për zgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet civile në hekurudhë duke kaluar këtë në disa faza por deri më sot zyrtarisht nuk është dhënë emri i një kompanie fituese.

Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro. Pjesë e kësaj është edhje granti i akorduar nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor nga autoritetet është në shumën prej 35,435,000 Euro. Pjesa tjetër e financimit është përmes një kredie nga BERZH në shumën 36.8 milion euro dhe 16 milion euro financohen nga qeveria shqiptare. /monitor

Të këshilluara

Mbeturinat greke bezdisin pushuesit në Jalë

Në plazhet e jugut të Shqipërisë pushuesit janë bezdisur disa herë nga disa papastërti që gjenden në det. Bëhet fjalë për mbeturinat që derdhen nga anijet gr...

11:09

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI