Flash

Artistët ngujohen te Teatri, godinës i ndërpritet energjia

Lapsi.al 24 July 2019
Artistët ngujohen te Teatri, godinës i ndërpritet energjia

Ndërsa artistë e qytetarë janë ngujuar në ambjetet e Teatrit Kombëtar, për të kundërshtuar shembjen e godinës, është ndërprerë energjia elektrike.

Sic duken nga pamjet, artistët kanë ndezur dritat e celularëve ndërsa salla është në terr. Ata apelojnë qytetarët të mblidhen para teatrit për të kundërshtuar shembjen e godinës.

Pas përplasjeve të para herët në mëngjes me policinë për lirimin e ambienteve të Teatrit Kombëtarë protestuesit pasi u bënë edhe më shumë në numër, tentuan forcërisht të hyjnë në brendësi të godinës për të parë se çfarë po ndodhte.

Protestuesve ju bashkua edhe kreu i PD-se Lulzim Basha i cili akuzoi qeverinë se shkatërrimi i tetarit ka qëllim grabiten e parave ndërsa akuzoi arkitektin si të dënuar në Itali. Por kur duket se deklaratë përfunduan qytetarët mundën të hynin nga dera dhe dritaret e pasme të godinës duke mundësuar hapjen e derës kryesore që ruhej nga policët dhe hyrjen më pas të kreut të PD dhe mbështetësve të tij në brendësi të Teatrit ku dhe vijojnë të janë të ngujuar.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI