Ish ministri socialist i ekonomisë dhe Financave Arben Malaj i është bashkuar sot protestuesve që janë mbledhur përpara Teatrit Kombëtar dhe ka bërë një propozim shumë racional për të fashitur tensionet. I bëj thirrje kolegëve të mij socialistë të vjetër, Majko dhe Braçe të iniciojnë një vendim qarkullues të qeverisë për një moratorium deri sa të vendoset fati i kësaj godine. Ata si socialistë të vjetër mund ta bëjnë për 20 minuta. "Ai duhet të ketë vetëm një nen: tërheqjen e policisë deri sa të vendoset për fillimin e punimeve. Kështu edhe policët shkojnë të luftojnë krimin dhe artistët shkojnë me pushime".
Nëse qeveria nuk vendos këtë paqe të përkohshme, i bëj thirrje Gramoz Ruçit të mbledhë parlamentin dhe të provojë të shmangë konfrontimin duke votuar një moratorium që asksush të mos ndërhyjë mbi teatrin deri sa të vendoset përfundimisht për fatin e tij ka propozuar Malaj.
©Lapsi.al