Flash

Artistët përplasen me policinë tek Teatri Kombëtar, regjisori merret zvarrë

Lapsi.al 24 July 2019
Artistët përplasen me policinë tek Teatri Kombëtar,

Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar dhe po nisin aksionin për prishjen e tij.

Pavarësisht pranisë së dhjetra qytetarëve, duket se policia e rendit dhe ajo bashkiake janë të vendosura për të zbatuar urdhërat e dhëna nga lart.

Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.

Në një prononcim për Fax Neës, Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.

“Kriminelët më morrën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë. Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.

Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam sulmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.

Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak”, u shpreh Budina.

Artistët apelojnë për një pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve , që të mund të përballen me forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar zonën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI