Flash

Asambleja e PS, Edi Rama 'përjashton' Ditmir Bushatin

Lapsi.al 23 July 2019
Asambleja e PS, Edi Rama 'përjashton' Ditmir Bushatin

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndryshoi tre drejtues në qarqet e Tiranës, Shkodrës dhe Lezhës.

“Procesi zgjedhor nis me organizatat. Më pas me kryetarët e forumet, kongresin, asamblenë deri atëherë secili ka një detyrë e do të vlerësohet nga vetë procesi. Por dua që që sot të propozoj disa ndryshime në udhëheqjen e qarqeve. duke ndjerë nevojën për të përmirësuar drejtimin politik në Shkodër, qarkun e drejton Valdrin Pjetri. Qarkun e Tiranës që të ketë më shumë rezultat propozoj ta drejtojnë bashkërisht Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Duke qënë se për arsye të disa ndryshimeve që do i shpjegoj në sekretariat, Lindita Nikollës do i jap një detyrë tjetër, qarkun do ta drejtojë Sandër Lleshaj”,- tha Rama.

Lëvizja e Bushatit ngjan të jetë edhe një lloj 'hakmarrje' e Edi Ramës për shkak të qëndrimeve që ish-ministri i Jashtëm ka mbajtur lidhur me cështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës apo edhe për krizën politike në vend.

Rama ka shkarkuar kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylameti dhe ia ka ngarkuar funksionin e saj, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Po keshtu edhe Qarku i Lezhës nuk do të drejtohet më nga Lindita Nikolla, ndërkohë që këtë funksion Rama ia ka ngarkuar Sandër Lleshajt.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI