Flash

Kryemadhi: Kryebashkiakët legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit

Lapsi.al 4 July 2019
Kryemadhi: Kryebashkiakët legjitimë deri në zgjedhjet e 13

Monika Kryemadhi deklaroi sot se kryebashkiakët aktualë janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit. Në një prononcim pas mbledhjes së aleatëve në PD, Kryemadhi tha se më e rëndësishme është buka e shqiptarëve, e ardhmja, se karriget e kryebashkiakëve dhe deputetëve.

“Rama është minoranca e minorancës. Buka e shqiptarëve, varfëria, kapja e shtetit nga Edi Rama mendoj se është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve dhe deputetëve. 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret të Presidentit. Nuk kemi parë asnjë ankimim të PS-së. Kryebashkiakët janë legjitimë deri në zgjedhjet e 13 tetorit”, theksoi Kryemadhi.

E pyetur nëse opozita do të marrë pjesë në këto zgjedhje, kryetarja e LSI-së tha se do ketë shumë ngjarje më të mira deri atëherë.

"Ka shumë ngjarje të tjera, që do jenë shumë më të mira për shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI