Flash

Tre ditë pas 30 qershorit/ KQZ: Votuan gati 23% e zgjedhësve

Lapsi.al 3 July 2019
Tre ditë pas 30 qershorit/ KQZ: Votuan gati 23% e zgjedhësve

Tri ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë publik të tjera shifra lidhur me pjesëmarrjen, si edhe numrin e fletave të pavlefshme.

Sipas KQZ, procesin e 30 qershorit rezulton se kanë marrë pjesë në votime 812.249 zgjedhës, ose 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve prej 3.536.016.

“Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme për Kryetar bashkie është 765.825 ndërsa për këshill bashkiak, 760.933. Numri i përgjithshëm i votave të pavlefshme për kryetar bashkie është 45.276, ndërsa për këshillat bashkiak është 49.986. Në këto të dhëna mungojnë numri i fletëve të votimit të dëmtuara apo të hedhura në kutinë e gabuar.” - njoftoi KQZ përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj.

Të këshilluara

Itali/ Shqiptari kapet me 15 kg kokainë

Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi iu gjetën 15 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në garazh. Gjithashtu atij i janë sekuestrua...

15:45

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI