Flash

Temperaturat pērvëluese, ky ishte qershori më i nxehtë

Lapsi.al 3 July 2019
Temperaturat pērvëluese, ky ishte qershori më i nxehtë

Qershori 2019, që është karakterizuar nga një valë e jashtëzakonshme të nxehti në Europën Perëndimore, ka qenë muaji qershor më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të publikuara sot.

Sipas këtyre të dhënave të shërbimit europian Kopernikus mbi ndryshimin klimatik, termometri në muajin qershor ka treguar 0,1 gradë Celsius më shumë se sa në rekordin e mëparshëm (qershor 2016), por më shumë këtë të nxehtë e ka vuajtur Europa, ku temperaturat kanë qenë mesatarisht 2 gradë Celsius mbi normën, shkruan ‘alsat-m’.

Shumë rekorde u thyen javën e fundit në shumë vende europiane të mbytura nga i nxehti për shkak të një ajri të ngrohtë të ardhur nga Saharaja.

Temperaturat kanë kaluar normat me 10 gradë Celsius në Gjermani, veri të Spanjës, Itali dhe Francë, ku u arrit të premten rekordi absolut prej 45,9 gradë Celsius.

Të këshilluara

Itali/ Shqiptari kapet me 15 kg kokainë

Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi iu gjetën 15 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në garazh. Gjithashtu atij i janë sekuestrua...

15:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI