Flash

Meta lexon SMS nga Rama: Luli nuk do jetë kryetar i PD pas 30 qershorit, ndërsa ti nuk do gjesh…

Lapsi.al 2 July 2019
Meta lexon SMS nga Rama: Luli nuk do jetë kryetar i PD pas 30 qershorit,

Presidenti Ilir Meta lexoi live nga presidenca mesazhet që i ka dërguar Edi Rama.

Presidenti tha se Rama i ka thënë në mesazh që Luli s’do  jetë më kryetar partie pas zgjedhjeve vendore, ndërsa Meta nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.

“Po të isha këtu besoj se opozita nuk do i braktiset mandatet por isha në Gjermani, ose LSI nuk do i bënte, shpirti im e di, se ca kam hequr unë për të shpëtuar LSI nga asgjësimi i marrëveshjes së 17 majit.

Ça më shkruan ky (Rama), nuk e kam zakon por do i nxjerrim mesazhet. Më 18 shkurt me shkruan: Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI.

Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI