Flash

Si u tallën me Veliajn ata që i çuan me forcë në votime (shikoni fotot)

Lapsi.al 2 July 2019
Si u tallën me Veliajn ata që i çuan me forcë në

Veç numrit të ulët të pjesëmarrësve, në votimet e 30 qershorit, u vu re dhe një dukuri tjetër. Administrata shtetërore e cila u kërcënua dhe shantazhua me heqje nga puna nëse nuk merrte pjesë në farsën elektorale të rilindjes, shpesh herë e shkatërroi fletën e votimit ose u tall me të. Presioni i Veliajt mori pergjigjen që meritonte nga shumë qytetarë përmes një numëri të madh votash të pavlefshme.

Në bashkinë e Tiranës, rezultojnë 10 mijë e 740 vota të pavlefshme, pra edhe me tepër sesa mori rivali fallco i Bindjes Demokratike ( Arben Skenderaj 9 364 vota) .. Numri më i madh i votave të pavlefshme ka rezultuar në njësitë 2, 5 dhe 7, ku veç gabimeve të rastësishme, shihet edhe një tendencë për të “djegur” qëllimisht votën. Kjo përbën një shifër të konsiderueshme po të krahasohet me numrin e 152 230 qytetarëve që "zgjodhën" Veliajn.

©Lapsi.al

 

Votat e pavlefshme në Tiranë:

Njësia 1 – 857

Njësia 2 – 1549

Njësia 3 – 663

Njësia 4 – 784

Njësia 5 – 1717

Njësia 6 – 889

Njësia 7 – 1313

Njësia 8 – 609

Njësia 9 – 1191

Njësia 10 – 319

Njësia 11 – 849

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI