Procesi i votimeve në Shqipëri është komentuar nga shumë media të huaja për mënyrën se si në pjesën më të madhe të bashkive u realizuan me një kandidat të vetëm.
Një prej gazetarëve të njohur britanik, specialist i rajonit tone Tim Judah, i “The Economist” i cilëson votimet e 30 qershorit si “monopartiake”.
Në një postim në Twitter, Tim Judah i bën jehonë kritikave që u publikuan sot në raportin e OSBE/ODIHR.
“Misioni i vëzhguesve kritika zgjedhjeve monopatiake në Shqipëri”, - shkruan Judah në postimin e tij.