Flash

Meta publikon VIDEO-n: Shikoni si manipulohet vota

Lapsi.al 1 July 2019
Meta publikon VIDEO-n: Shikoni si manipulohet vota

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të votimeve të 30 qershorit duke publikuar një video ku duket se si dje votohej kolektivisht.

Burime të Lapsit bëjnë me dije se pamjet vijnë nga Finiqi.

Meta shkruan në Facebook se Shqipëria i shpëtoi kurthit të një përplasje civile, ndërsa ironizon me faktin se jo vetëm u votua, por u tejkalua edhe plani.

Ai thotë se i duhet të shpikë një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”, ndërsa fton të shihet video më poshtë.

https://www.facebook.com/1477517792294489/posts/2351628288216764?s=1429310113&v=e&sfns=mo

Reagimi

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI