Flash

30 qershori/ Sa kuti kanë mbetur në 31 bashki?

Lapsi.al 1 July 2019
30 qershori/ Sa kuti kanë mbetur në 31 bashki?

Numërimi i votave vijon në 31 bashki në të gjithë vendin. Siç pritej kandidatët e së majtës që në të shumtën e bashkive nuk kishin një rival janë konfirmuar në detyrë.

Më poshtë të gjitha bashkitë ku vijon ende numërimi.

Në Qarkun e Tiranës vijon ende numërimi në Bashkinë e Tiranës, Rrogozhinës dhe Kamzës, ndërkohë ka përfunduar numërimi në Kavajë ku fitues u shpall Redjan Krali i PS, po ashtu ka përfunduar numërimi në Rrogozhinë ku kryebashkiak u shpall Haxhi Memolla i PS. Po ashtu në Vorë ka përfunduar numërimi dhe kryebashkiak shpallet Agim Kajmaku i PS.

QARKU TIRANE

Bashkia Kamëz(103 nga kuti)

Rakip Suli (PS) 8123 vota – Ylber Gjeta (BD) 306 vota/ Pjesëmarrja (10.9%)

Bashkia Rrogozhinë (54 nga 56 kuti)

Haxhi Memolla (PS) i vetëm në garë 5221 vota/ Pjesëmarrja (16.7%)

Bashkia Tiranë(493 nga 919 kuti)

Arben Skënderaj (BD) 5040 vota – Erion Veliaj (PS) 76951 vota /Pjesëmarrja (28.5%)

 Në qarkun e Beratit, pritet ende numërimi në Bashkinë e Beratit dhe Kuçovës, pasi bashki si Poliçani, Skrapari, Ura Vajgurore e kanë mbyllur numërimin dhe fitues janë shpallur Adriatik Zotkaj, Adriatik Mema dhe Juliana Mema.

QARKU BERAT

Bashkia Berat(84 nga 125 kuti)

Ervin Demo (PS) 9609 vota- Pavlo Shkarpa (BD) 657 vota -Plarent Aleksi (I Pavarur) 641 vota/ Pjesëmarrja (17.5%)

Bashkia Kuçovë (55 nga 70 kuti)

Kreshnik Hajdari (PS) 7328 vota i vetëm në garë/ Pjesëmarrja (22.1%)

Numërimi në Qarkun e Dibrës ka përfunduar në Bulqizë ku merr mandatin e kryebashkiakut Lefter Alla i PS, vijon numërimi në Dibër, Klos dhe Mat.

QARKU DIBER

Bashkia Dibër (116 nga 118 kuti)

Dionis Imeraj (PS) 12824 vota – Shkelzen Qoka (BD) 2549 vota/ Pjesëmarrja (28.7%)Bashkia Klos (31 nga 32 kuti)

Bedri Hoxha (I Pavarur) 1678 vota – Ilmi Hoxha (PS) 3504 vota/ Pjesëmarrja (35.1%)

Bashkia Mat ( 53 nga 54 kuti)

Agron Malaj (PS) 7921 vota/ Pjesëmarrja (27.3%)

Në qarkun e Durrësit nuk ka përfunduar ende numërimi as në Durrës e as në Krujë, kurse në Shijak numërimi s’ka nisur ende.

QARKU DURRES

Bashkia Durrës (51 nga 324 kuti)

Valbona Sako (PS) 5723 vota – Valbona Sakollari (BD) 798 vota/ Pjesëmarrja (13.9%)

Bashkia Krujë (38 nga 88 kuti)

Artur Bushi (PS) 8013 vota/ Pjesëmarrja (26.4%)

Të këshilluara

(FOTO) Si u manipulua me videon e Bashës

Rreth një orë më parë online qarkulloi një video e Lulzim Bashës me bashkëshorten teksa ecnin në plazh, e cila u shpërnda nga kreu i grupit parlamentar të PS-së...

14:34

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI